Lepurushi
veshllapushi
me maçokun qimezi
tek shetisin
te dy tok
na i zuri
goxha shi.
- O maçok
i therriti shoku
prit te marr
nje çader doku
Jo shkoj vete si veri
tha maçoku qimezi
Dhe rreshqiti tatepjete
duke therritur
-Jam atlet!
Priste shoku
çader doku
shiu binte me litar
koha ecte
zvarre zvarre
prit e prit
na u merzit
se maçoku qimezi
erdh pas shiut ate dite
I tha shoku
-Shkoi e vate
i ra vlera çadres tate.
Enjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.