Kjo perralle e lashtė e popullit tonė, ėshtė marrė nga libri "Tregime te mocme Shqiptare - Pėrralla e shqiponjės"
Njė djalosh kishte dalė pėr gjah ne malet e Shqipėrisė. Njė shqiponjė fluturoi sipėr tij, dhe u ndal nė majė tė njė shkrepi. Shqipja ishte jėshtzakonisht e madhe dhe mbante nė kthetrat e saj njė gjarpėr.
Pas pak shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte ēerdhen. Djaloshi u ngjit atėherė nė majė te shkrepit, dhe gjeti nė ēerdhe zogun e shqiponjės qė po luente me gjarprin e mbytur. Por gjarpri nuk ishte vėrtetė i mbytur. Befas ai lėvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N'atė ēas djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetė gjarprin. Mandej ai mori zogun e shqiponjės dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmėn e krahėvet te shqiponjės.
"Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqipja.
"Foshnja ėshtė imja, sepse unė e shpėtova nga gjarpri qė ti nuk e kishe mbytur" u pėrgjegj djaloshi.
"Ma jep foshnjen time, dhe unė tė jap si shpėrblim mprehtėsinė e syvet tė mi dhe fuqinė e krahėvet tė mi. Ti do tė jeshė i pamposhtur dhe do tė quhesh me emnin tim!"
I riu i dha shqiponjės zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, qė tash ishte bėrė burrė. Me harkun e vet ai mbyti shumė bisha tė pyllit, dhe me shpatėn e vet preu shumė anmiq tė vendit. Ndėr tė gjitha kėto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte.
I ēuditur nga kėto punė, populli e zgjodhi mbret gjahtarin trim. Ai (populli) e quajti Shqiptar, qė do me thanė "Bir i shqiponjės", dhe mbretėria e tij mori emnin Shqipėri, qė do me thanė "Vendi i shqiponjėvet."
Enjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.