ilirida
Stammgast
Beiträge: 56
|
Erstellt: 07.01.06, 01:48 Betreff: Re: Perralla per femije ne gjuhen shqipe |
|
|
Na ishte njė herė njė plak i varfer, por shumė i varfer ama. Ai jetonte ne breg te lumit bashke me plaken e teij grindavece dhe shpirtkeqe. Jetonin te dy ne skamje dhe ne mjerim te plotė. Plaku zinte ndonjė cirua ne lume dhe plaka e gatuante. Njė ditė dimri plaku ndenji aty me ore te tera, por nuk zuri gjė. Ishte ftohte. Ai donte te kthehej ne shtepi, por kur kujtonte plaken rrinte aty me shprese se mund te kapte diēka. Dhe me nė fund fija e vjetėr e filispanjes u lekund dhe plaku nxitoi ta terhiqte. Kur c'te shihte? Njė cirua i vogėl, fare i vogėl vazhdonte te perpelitej ne majen e grepit. Plaku e mori ne dorė. Cironka kishte ca vezullime te arta. Plaku hapi torben e tij te vjetėr dhe... -Tė lutem, me hidh pėrsėri ne lume! Plaku u habit. -Kush foli?- Tha. -Tė lutem me hidh ne lume,- tha cironka- dhe unė do tė te realizoj ēdo dėshirė qė tė kesh. Plaku i shkrete ishte zemermire. Ai e kuptoi se as ai e as plaka e tij s'ngopeshin dot me njė cironke aq te vogėl dhe e hodhi ne lume. Ne ēast, cironka doli nga uji dhe i tha: -Me thuaj njė dėshirė! -Tė kisha njė torbe me cironj... Pa mbaruar plaku fjalėn, torba me cironj i erdhi pranė. Plaku i mori dhe u nis ne shtepi. Ne fillim plaka e shau, por pastaj natyrisht u kenaq. Plaku se mbajti dot te fshehten (Ah, kėta pleqte e mirė!) dhe ja tregoi gjithė historinė...Plaka lakmitare i tha: -Pse nuk i the qė cironjte te ishin te tiganisur? Shko, thuaji! Plaku i shkrete shkoi nėpėr te ftohte, e thirri cironken dhe ja tha dėshirėn. Kur shkoi nė shtepi, plaka kishte pėrfunduar gjysmen e cironkave...Por kjo s'ishte asgjė. Sa herė qė plakes i kujtohej ndonjė gjė ajo dėrgonte plakun t'ia thoshte kėtė dėshirė cironkes. Dhe plaku (Ah, i shkreti plak!...) shkonte ne lume dhe therriste cironken. Dhe cironka bėnte realitet dėshirėn e plakes. Kėshtu pleqte u bene zengjine. Ata kishin shtepi te mirė, kuaj, hyzmeqare...Ēdo gjė, ēdo gjė. Aq sa plaka s'kishte me cafre te kėrkonte dhe njė ditė e urdhėroi plakun: - Shko merre cironken tėnde te qelbur dhe sille kėtu! Plakut te shkrete i therri ne zemėr dhe cale-cale u nis e shkoi nė anė te lumit dhe i thirri cironkes. Ajo doli ne ēast mbi ujė. Cironka ishte e arte. Edhe zemren e kishte te arte. -Me thuaj njė dėshirė!- i tha ajo plakut si gjithmonė. -Plaka mė tha...- Plaku u gelltit.- se ti duhet tė vish me mua tani. Pra...plaka do qė ti ta lesh lumin dhe tė vish me mua... Cironka e vogėl heshti. Heshti disa ēaste dhe pafolur fare u krrodh thelle ne ujrat e turbullta te lumit pėr tė mos dalė me kurrė.
Plaku u kthye ne shtepi..shtėpia s'ishte me. Ne vend te saj gjeti kasollen, plaken e tij te keqe dhe te njeten varferi te dikurshme. Ndoshta kishte kėrkuar shumė...
Enjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.
[editiert: 07.01.06, 02:04 von ilirida]
|
|